Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përplasur ashpër në seancën plenare mbi menaxhimin e situatës së pandemisë së COVID-19. Zëvendeskryetarja e Kuvendi të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci tha se situata është përkeqësuar. Ajo e përshkroi si alarmues numrin e madh të rasteve të të prekurve me virus dhe vdekjeve, e u ankua për reagimin e ekzekutivit.
‘Qeveria nuk garanton siguri dhe mbështetje për qytetarët. Logjika nga ç’ka udhëheqin qeveritarët tregon se barrën më të madhe e kanë hedhur te vetë qytetarët. Kërkohet prej tyre t’ia dalin si të munden. Jemi në një krizë të shumëanshme nga COVID-19. Situata është krejtësisht jashtë kontrollit’- tha Nagavci.
Edhe deputetët e tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk i kursyen kritikat ndaj qeverisë për të cilën thanë se ka dështuar të menaxhojë krizën. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u shpreh se në rrethanat aktuale do të ishte mirë që të gjithë të bëhen bashkë për të luftuar pandeminë. Deputeti I LDK-së, Ekrem Hyseni u shpreh se në këtë situatë, nuk mund të drejtohet gishti i fajita ndaj askujt.
‘S’ka sistem shëndetësor sot në botë që ka qenë i përgatitur të merret me këtë pandemi dhe t’u bëjë ballë dëmeve ekonomike, resurseve njerëzore dhe spitalore. Këto kanë qenë sfidë për të gjithë në botë. Nëse mendojmë që kjo pandemi ka një adresë, një fajtor në autor, ky është gabimi më i madh. Këtu qëndron dhe fillimi i humbjes së betejës sonë’- tha Hyseni.
Ndërsa ligjvnësi I PDK-së, Bekim Haxhiu i mëshoi idesë që të sigurohen aparatura të reja në spitale dhe të rritet numri i testimeve në grupe.
Top Channel