“Duhet të luani një rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave strategjike”/ Meta pret ambasadorin e ri të OSBE-së

18/11/2020 12:29

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan:

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri. Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilën aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë”.

Më tej shton:

“Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA