24/11 17:59
Prodhuesit suedezë të makinave Volvo duket se po marrin më seriozisht sigurinë e pasagjerëve të tyre, teksa në një video testimesh të publikuar prej tyre, makinat e reja po lëshohen nga 30 metra lartësi në rënie të lirë.
Kjo sipas tyre për të simuluar efektin e përplasjes në rrugë që nuk mund të përftohet i gjithi me testimet normale të përplasjes.
Ekspertët thonë se është thelbësore për kompaninë mundësia e nxjerrjes së të plagosurve pas aksidentit në më pak se një orë vonesë.
Prandaj me rënien e lirë nga 30 metra inxhinierët testojnë si dinamikën e përplasjeve ashtu dhe materialet dhe procedurën që duhet ndjekur.
Top Channel