Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët Në emër të Lulzim Bashës ka reaguar ish deputeti Edi Paloka duke transmetuar në fillim një video montazh ku pretendohet të tregohet se akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës janë të pavërteta.
Paloka pretendoi se zotëronte të vërtetën por pa treguar në asnjë pjesë të videos dëshmitë e tre akuzuesve. Le ti marrim me radhë.
Kaseta e Krushës/ Kasetën ja dha dha BBC në prani të dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës.
Arrestimi i Latif Gashit/ Paloka nxori si argument atë që mendonte Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku, asnjëri prej të cilëve nuk ka qenë prezent kur u arrestua nga UNMIK Latif Gashi.
Palooka: Sic pranoi miku yt Batoni
Ne po ju sjellim tani dëshminë e Latif Gashit, i cili e njohu personin shqipfolës që i hyri në banesë kur u arrestua.
Hetimi i UÇK/ Paloka nxori si argument dëshminë e prokurorit të EULEX se Basha nuk është përfshirë në hetimet e Shtëpisë së Verdhë, por në fakt ish bashkëpunëtori i zotit Basha, Hoze Barjabar deklaronte 10 vite më parë se hetimet në Kukës për UCK i kishte bërë i shoqëruar nga Lulzim Basha
Gjykoni ju tani se kush thotë të vërtetën dhe kush po gënjen
Top Channel