Procesi Sportiv – Reja ankohet për cilësinë e fushës në Air Albania/ Sinemati dhe Redi Jupi komentojnë deklaratën e trajnerit

17/11/2020 00:33

Dje Shqipëria mposhti me rezultatin 3-1 Kazakistanin në stadiumin Air Albania. Kjo është tema kryesore e diskutimit në Procesin Sportiv.

Përveç fitores vëmendje të madhe tërhoqi edhe komenti i trajnerit Edi Reja i cili u ankua për cilësinë e fushës në stadiumin e ri Air Albania.

Analisti Sportiv, Gëzim Sinemati tha në Procesin Sportiv që është e turpshme që një fushë e re është në një gjendje kaq të rëndë. “Kur flsinim për bojkotin nxirrnim në plan fushën dhe e krahasonim me ato anglezet. Kjo e jona duket sikur te thith poshtë. Është e turpshe që një fushë e re është aq e dobët dhe tani dalim e themi se na duhen edhe 1 milion euro për një fushë hibride, gjysmë natyrale, gjysmë artificiale”- tha Sinemati.

Ndërkohë Redi Jupi tha se fusha është e keqe por nuk ndikon aq shumë në lojën e ekipit. “Fusha ndikon, por jo aq shumë sa për të thënë nuk qarkullon topi. Mos qarkullimi i topit tregon se kemi probleme në mesfushë. Ne kemi luajtur edhe në fusha të mira dhe kemi bërë lojë të keqe, kemi lujatur edhe në fusha të keqija dhe kemi bërë lojë të mirë”- tha Jupi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA