Surpriza e fanses të quajtur Egi drejtuar Fatjonit, i përloti të gjithë në “Për’Puthen”. Surpriza përmbante një shumëllojshmëri dhuratash, të cilat kishin një shpjegim.

Çokollata- për të ëmbëlsuar zemrën e Fatjonit, një shishe verë- për ta hapur kur të gjejë vajzën e duhur dhe një lule- për t’ia dhuruar Anës. Pasi lexoi letrën, i mbërthyer nga emocionet, Fatjoni u drejtua tek Ana dhe i dhuroi lulen, shoqëruar me një përqafim të ngrohtë, që nënkuptoi paqen mes tyre. Ndërkohë, pjesa tjetër e studios, nuk i përmbajtën emocionet dhe u panë të përlotur. Ndër ta, moderatorja Bora Zemani, e cila në pamundësi për të folur, i kërkoi opinionistit Arjan Konomi të “merrte situatën në dorë”.

Bora Zemani: Arjan merr situatën në dorë.

Arjan Konomi: Arriti Fatjoni të më prekte, është moment shumë i ndjerë, të përgëzoj që u ngrite dhe i dhe trëndafilin.
Pavarësisht që ne kemi shkëputje goxha të dukshme, publiku nuk dëshiron të na shohë të ndarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA