Një ngjarje aspak e zakontë është shënuar në Nju Jork.

Një adoleshent atje, ka grabitur makinën e babait të tij dhe është larguar së bashku me të dashurën 11-vjeçare për plot 2 mijë kilometra larg shtëpisë. Sipas “New York Times”, Kevin Figueros, 14-vjeç, u ndalua nga policia pasi po udhëtonte me shpejtësi tejet normave të lejuara.

Autoritetet nuk ishin në dijeni se dyshja e adoleshentëve ishin shpallur të humbur nga familjarët tre ditë më parë, e kur mësuan këtë fakt ata u dërguan në Qendrën e Mbrojtjes për të Mitur në Bluffs.

Nuk bëhet e ditur arsyeja se përse dyshja kishte zgjedhur për t’u larguar nga shtëpia.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA