Fier/ I dehur në ‘majë’ të biçikletës, rrëzohet dhe bëhet për spital 59-vjeçari
17/11/2020 22:56
Fier- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier.
Sipas policisë rreth orës 21:20, në aksin rrugor Fier-Cakran, një 59-vjeçar i cili ka qenë i dehur dhe duke drejtuar një biçikletë është rrëzuar. Për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:20, në aksin rrugor Fier-Cakran, shtetasi G. H., 59 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar biçikletën nën efektin e alkoolit, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel