Nga era që të shpon hundët e një puroje, tek ajo e ëmbël e trëndafilave, ndonjëherë mjafton vetë një aromë e thjeshtë për të na transportuar diku.

Tani studiuesit shpresojnë të shfrytëzojnë pikërisht aromat për të përjetuar më mire të shkuarën. Shkencëtarë, historianë dhe ekspertë të inteligjencës artificiale në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Europën kane vendosur te bashkojnë forcat për një projekt 2.8 milion eurosh që mban emrin “Odeuropa”.

Qëllimi i tij është identifikojë e madje edhe rikrijojë aromat që mund të kenë ngacmuar hundët e njerëzve në kontinentin e vjetër nga shekulli i 16-të deri në fillimin e shekullit të 20-të. “ Kur shikon tekstet e botuara në Europë prej vitit 1500 do të gjeni shumë referenca sa i takon aromave, duke nisur nga ato fetare si temjani apo edhe fletët e duhanit”, thotë doktor William Tullett i Universitetit të Kembrixhit.

Hapi i parë i projektit tre-vjeçar, që pritet të nisë në muajin janar, do të jetë zhvillimi i inteligjencës artificiale për të kontrolluar tekstet historike në shtatë gjuhë të ndryshme e të kërkojë aty përshkrimet e aromave si dhe të diktojë objekte aromatike nëpër imazhe, sic janë për shembull pikturat. Ky informacion do të përdoret për të zhvilluar në internet një enciklopedi të aromave europiane, përfshirë biografitë e erërave të veçanta, së bashku me njohuritë mbi  emocionet dhe vendet që lidhen me një aromë të caktuar. Këtu ekspertet përmendin përdorimin e bimëve si rozmarina për mbrojtje kundër murtajës apo kripërat me erë të fortë të shekujve të 18 dhe 19, që ndihmonin kundër gjendjes se te fiktit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA