Tea Trifoni është një nga personazhet më të pëlqyer të emisionit “Për’Puthen”.

21-vjeçarja, gjatë qëndrimit në emision është përpjekur t’i qëndrojë larg debateve, por edhe në ato herët që ka zgjedhur të ndërhyjë ka paraqitur një maturi për t’u admiruar. E ftuar këtë të hënë në emisionin “Shqipëria Live”, Tea tha se edhe ajo ka marrë komente negative nga fansat.

Kjo ka ndodhur kur bukuroshja zgjodhi në një takim Gracianon, djalin që deklaroi live orientim e kundërt seksual. Sakaq, Tea theksoi se ajo mbështet dhe do të jetë gjithnjë mbështetëse ndaj komunitetit LGBT.

“Publiku është tepër pozitiv kundrejt meje, normalisht kur them diçka që atyre nuk i pëlqen ose kur bëj zgjedhje që atyre nuk i pëlqen marr kritika. Përderisa unë i kam bërë me zemër të pastër ato zgjedhje, nuk ndikohem. Njerëzit kështu reagojnë nuk e marrin parasysh që personit të cilit i drejtohen këto fjalë mund të ndikohen dhe të arrijnë deri në ekstrem. Nëse dëgjon historitë e njerëzve të famshëm që kanë pasur komente negative dhe kanë reaguar shumë keq, jo vrasje, depresion. Ato fjalë që thuhen ndikojnë nga disa, jo çdokush mund t’i marrë aq lehtë. Gjithsesi komentet negative që kam marrë unë, janë për besimet e mia, ose idetë e mia që unë vazhdoj t’i mbështes dhe t’i mendoj. Komentet negative kanë ardhur kryesisht gjatë takimit me Gracianon, ose mbështetjes që kisha unë ndaj komunitetit LGBT. Do e bëja sërish ndoshta dhe më tepër në mbrojtje të atyre ideve që unë kam”, tregoi Tea.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel