Pas debatit në studio, Arjoni dhe Fatjoni u rikthyen sërish në studio.

Djemtë u shprehën të penduar për sjelljen e treguar dhe premtuan para publikut se do të rikuperojnë gjithçka. Kujtojmë se puntatën e ditës së enjte, Arjoni, pa lajmëruar asnjë, u largua nga studio. Ai tha se u largua pasi nuk ndihej mirë dhe druhej se mos gjakrat ndizeshin sërish.

 

Arjoni: Vendimi ishte i drejtë, edhe dy ditë ishin pak, por kur të cënojnë kur duhet nuk ka çfarë të bësh.

Fatjoni: Vendimi ka qenë i drejtë, disa skena nuk kanë lidhje fare këtu. Janë gjëra që kanë kaluar, por i kërkoj falje publikut dhe vazhdojmë përpara. Nuk isha në gjendje, gjakrat mund të ishin nxehur më shumë. Periudha që u pezulluam ka qenë periudhë reflektimi.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel