Të forcosh imunitetin për të luftuar COVID-19/ Blerina Bombaj sugjeron dietën me 6 vakte: Kos dhe hudhra…

16/11/2020 18:19

Pandemia e koronavirusit po gjen gjithnjë e më shumë terren kohët e fundit.

Numri i të infektuarve po rritet së tepërmi, prandaj për këtë arsye sugjerohet të konsumohen ushqime të pasura me vitamina e proteina për rritjen e imunitetit të trupit. Dietologia Blerina Bombaj, tregoi në emisionin “Ftesë në 5”, dietën e posaçme për luftimin e virozave. Dieta e sugjeruar nga Blerina përmbante gjashtë vakte, ku dominonin ushqimet me bazë bylmeti, mishi, peshku dhe fruta të pasura me vitamina A, E, C dhe D.

“Nuk besoj se ka njeri që nuk njeh dikë që po përballet me këtë sëmundje. Nuk e di se sa herë kemi pritur 7 ditësha. Jemi pranë një lufte që në një moment të caktuar ka shumë gjasa që të përballemi. Sugjerimi im është që të na gjejë në një formë të mirë shëndetësore. Ajo që kemi në dorë nuk është se është pak. Kemi nevojë të shplodhemi mirë, të furnizojmë organizmit me lëndët e nevojshme.  Unë sugjeroj gjashtë vakte, sepse ajo dietë është për persona që edhe mund të jenë prekur. Por nuk është keq aspak që personat ta ndjekin sepse është mbrojtje. Mirë ushqyerja në këtë fazë është e rëndësishme, sepse ajo që ndodh në trupin tonë është luftë imunitare, ai do e bëj luftën me virusin dhe ai ka nevojë për lëndë ushqyese. Mëngjesi është i rëndësishëm të marrim proteina të shëndetshme pa sheqer, pra të ulim furnizimin me sheqer dhe ta bëjmë atë në mënyrë graduale. Kjo ndodh se personat mund të jenë diabetik. Drithërat duhet të jenë integrale që na bëjnë të kemi sa më gradual tretjen e sheqerit. Bukë e thekur integral me djathë që të na japë proteina, krahas një lëngu portokalli që është e pasur me vitaminë C. Kjo është kyç sepse njeriu nuk e prodhon vetë dhe merret me ushqimin. Ajo është një nga elementet kryesorë që rrit imunitetin. Unë jam përpjekur të ul koston sa më shumë, shtova kos me hudhra. Paradite të jetë kosi, sepse është shumë e mirë, merr kajsi të thara që ka vitaminë A e cila është kyç për imunitetin. Vitamina C, zinku, Vitamina D, A, E janë 5-6 vitaminat ushqyese t’i marrim me medikamente. Në vaktin e drekës të mos harrojmë të marrim vaj ulliri dhe të mënjanojmë mishin me dhjam. Por mishi është i domosdoshëm, peshku, gjoksi i pulës. Këtë vakt duhet ta marrim me një sallatë me perime të freskëta me shumë qepë dhe pak karbohidrate, patate, bizele, patate. Një supë e alternuar me kunguj, të jetë e ngrohtë. Mund të jetë edhe djathi veza, gjoksi pulës dhe peshku. Personat që janë në terapi me antibiotik dhe kortizon të marrin sa më shumë kripë”, tha Blerina.

Më poshtë mund të gjeni dietën e sugjeruar nga dietologia:

 

Top Channel