Shfaqet më në fund muzikanti Phil Collins, që kur ish-gruaja tha se “vjen erë, s’bën dot seks”

16/11/2020 21:49

Këngëtari i njohur Collins është shfaqur së fundmi në publik, për herë të parë që kur ish-bashkëshortja e tij bëri një seri akuzash sensacionale për higjenën e tij personale.

Ish-gruaja e legjendës së muzikës, Orianne Cevey ka thënë se muzikanti fitues i çmimit Grammy “vinte erë aq të keqe së nuk bënin sot seks” gjatë martesës së tyre nëntë-vjeçare.

Stilistja zvicerjane e bizhuterive ka bërë pretendimet në dokumentet ku gjithashtu akuzon se Collins nuk e ka mbajtur fjalën për t’i dhënë asaj një shtëpi $40 milionë në Miami.

Bateristi 69 vjeçar Phil, u pa së fundmi në shëndet të dobët, duke lëvizur me karrige me rrota, teksa merrte pjesë në provat e një ribashkimi të ish-grupit të tij Genesis.

Megjithse ai do të zëvendësohet nga i biri 19-vjeçar në turneun e pritur të grupit, Collins i ka ndjekur rregullisht provat muzikore.

Më herët mediat raportonin se ish-gruaja 46 vjeçare Orianne, ka ngritur padi ndaj Phil për mosrespektimin e marrëveshjes së 2015 mes tyre.
Ai i kishte premtuar shtëpinë e tij masive kur ata u rilidhën për pak kohë.

Ajo thotë se hoqi dorë nga pjesa e saj prej $20 milionë nga një shtëpi në Miami u “divorcua shpejt e shpejt” nga burri tjetër Charles Mejjati për t’u ribashkuar me Phil.
Ajo pretendon gjithashtu se ai abuzonte me qetësuesit, vinte erë dhe nuk bënte dot seks.

“Era e tmerrshme e Philip ishte aq e përhapur sa ai dukej si një eremit që refuzonte të ndërvepronte personalisht me njerëzit”.

Por avokatët e Phill thanë se komentet e saj ishin vetëm tentativa skandaloze për të shkatërruar reputacionin e tij.

FOTO GALERI
7/7
Por avokatët e Phill thanë se komentet e saj ishin vetëm tentativa skandaloze për të shkatërruar reputacionin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA