Kur pandemia e koronavirusit e la Betlehemin pa turmat e përhershme të vizitorëve, Raed Bannura humbi vendin e tij të punës, si guidë turistike.

Në përpjekje për të siguruar jetesën, ai mendoi të hapte një dyqan sanduiçësh. Sigurisht që ky nuk është një plan revolucionar, por nëse flasim për marketingun, Bannura ka tërhequr jo pak vëmendje; ai ofron sanduiçin korona.

“Kur humba vendin e punës, mendova se nuk mund të qëndroja para televizorit pa bërë asgjë. Ndaj mendova të vija në jetë një biznes timin. Mendova për një dyqan të vogël, sepse më pëlqen të gatuaj dhe të kënaq njerëzit. Kur po mendoja për emrin, më erdhi ndër mend korona, për shkak të situatës”.

Ndoshta pas 30 vitesh, thotë ai njerëzit do të vijnë këtu për të kujtuar krizën, për të kujtuar se si mbijetuan. E duke ngrënë një sanduiç korona, do të thonë: Po, ne mbijetuam!

Sipas pronarëve të bizneseve, situata që nga marsi është e tmerrshme në Betlehem. 80 përqind e njerëzve atje, të krishterë, myslimanë, varen nga turizmi. Për shkak të Covid-it nuk ka turistë, hotelet janë mbyllur e po ashtu edhe dyqanet e suvenireve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA