Partnerja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, Sara Hoxha, ka qenë së fundmi në faqet e para të mediave rozë.

Sara, është në muajt e fundit të shtatzënisë, ku pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Për këtë arsye, pas një “Baby Shawer-i” që organizoi me miqtë e familjen në muajin tetor, bukuroshja ka organizuar një festë të dytë të këtyre përmasave, por kësaj here në Gjermani. Sara ka publikuar një seri fotosh nga festa në rrjete sociale, ku sqaron se e gjitha ishte një surprizë e realizuar nga mikeshat e saj në Gjermani.

“Miqtë e mi në Gjermani më surprizuan me një Baby Shower të dytë, kështu që unë duhej të festoja sërish. Sa me fat që jam”, ka shkruar ajo.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme:

 

 

 

 

FOTO GALERI
1/17

Top Channel