Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka diskutuar me Presidentin Vladimir Putin për mundësinë e blerjes së vaksinës ruse kundër koronavirusit, “Sputnik V”.

Vetë Netanyahu e pohoi në një konferencë për shtyp, se për këtë çështje, ka komunikuar në telefon me Putinin dhe do të flasin më gjerësisht  ditët në vijim. Kremlini nga ana e tij nxorri një deklaratë në të cilën thuhej se dy liderët kanë biseduar mbi një bashkëpunim të mundshëm lidhur me vaksinën ruse, përfshirë dërgimin e një sasie të saj në shtetin hebre, e madje edhe mundësinë që ajo të prodhohet dhe një Izrael.

Përpara disa ditësh, Moska njoftoi se Sputnik V, është më shumë se 90 për qind efektive në mbrojtjen e njerëzve. bazuar në numrin e personave që kanë qenë në kontakt me virusin pasi janë vaksinuar apo kanë qenë pjesë e testimit të rreth 16,000 vullnetarëve, vaksina Sputnik V ka pasur shkallë të efikasitetit prej 92 për qind, ka thënë Instituti Gamaleya, që sponsorizohet nga shteti rus. Deklarata erdhi pak kohë pasi gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech, kanë thënë se vaksina e tyre ka qenë më shumë se 90 për qind efektive.

Top Channel