Shifrat e Covid 19 po stabilizohen, ndonëse shumë ngadalë deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel mbledhjen me anëtarët e partisë së saj CDU.
Merkel shprehu shqetësimin e saj personal për situatën e pandemisë në vend, e sipas ekspertëve politikë, ajo dëshiron të vendosë një ndalim më të rreptë të kontakteve. Takimi u zhvillua për të përcaktuar nëse masat e mëtejshme do të kenë vetëm karakterin e rekomandimeve dhe të thirrjes që do t’u bëhet qytetarëve apo karakter detyrues.
Disa prej kryeministrave të landeve gjermane, janë pro kufizimit të kontakteve, sepse masa të tilla rezultuan të efektshme gjatë muajit mars. Por gjatë video-konferencës me Merkel, nje pjese e krerëve të landeve u përpoqën t’i zbusin masat për kufizimet e reja të kontakteve të propozuara nga qeveria federale për të frenuar përhapjen e virusit korona. Në këtë mënyrë propozimet thelbësore të qeverisë federale ose nuk janë përfshirë në masat që do të merren ose janë formuluar vetëm si apel dhe rekomandime dhe jo si masa të detyrueshme.
Franca sakaq raportoi rënia e numrit të rasteve të reja të koronavirusit dhe një tkurrje të ritmit të infektimit, cka e shtyu ministrin francez të shëndetësisë, Olivier Veran të shprehet se e kanë rimarrë në dorë kontrollin e pandemisë. Izolimi I pjesshëm në fuqi prej disa javësh, duket ka dhënë efekt. Austria sakaq ka vendosur të zhvillojë testime masive të popullatës, duke sjellë si shembull lëvizjen e Sllovakisë. Kryeministri austrial Sebastian Kurz sqaroi se për këtë qëllim, do të përdoren teste të shpejta. Austria shkon në izolim nga 17 nëntori deri në 6 dhjetor, me shpresën se kjo do ta frenojë disi përhapjen e virusit.
Top Channel