Mblodha sherebel në jug, ja ç’ fshihet pas fotove “hot” të vipave që bënë plazh në nëntor

16/11/2020 20:37

Temperaturat e larta këtë mes vjeshte, kanë shtyrë VIP-aq shqiptarë të dynden drejt jugut, pse jo, edhe të “shijojnë” detin e rrezet e diellit.

Kështu ka bërë dhe Olesia Çelo, e cila përpos plazhit, e ka parë si një mundësi të mirë shkuarjen në jug, për të mbledhur sherebel të freskët mali. Olesia bëri thirrje që jo me doemos plazhi duhet të bëhet vetëm në muajt e nxehta të vitit, por edhe tashmë, ku dielli depërton me më pak forcë në tokë.

“Shijoj natyrën në nëntor, po shkova mblodha dhe pak sherebel të freskët mali. Ditën e shtunë pata fatin të lahem dhe të shijoj rrezet e diellit. Deti apo plazhi jo me doemos duhet të jetë në gusht apo korrik në 30 gradë”, tha Olesia.

 

 

Top Channel