
24/02 19:13
Temperaturat e larta këtë mes vjeshte, kanë shtyrë VIP-aq shqiptarë të dynden drejt jugut, pse jo, edhe të “shijojnë” detin e rrezet e diellit.
Kështu ka bërë dhe Olesia Çelo, e cila përpos plazhit, e ka parë si një mundësi të mirë shkuarjen në jug, për të mbledhur sherebel të freskët mali. Olesia bëri thirrje që jo me doemos plazhi duhet të bëhet vetëm në muajt e nxehta të vitit, por edhe tashmë, ku dielli depërton me më pak forcë në tokë.
“Shijoj natyrën në nëntor, po shkova mblodha dhe pak sherebel të freskët mali. Ditën e shtunë pata fatin të lahem dhe të shijoj rrezet e diellit. Deti apo plazhi jo me doemos duhet të jetë në gusht apo korrik në 30 gradë”, tha Olesia.
Top Channel