Latif Gashi, ish-komandant i UÇK në zonën e Llapit: Lulzim Basha mori pjesë në arrestimin tim, u soll keq…si polic

16/11/2020 16:50

Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte, tregon pas shumë vitesh procesesh gjyqësore, se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij.

Me poshte eshte intervista e zbardhur e plot e zotit Latif Gashi, Ju lutem referojuni vetem keti varianti, si perkthimi i vetem i sakte.Redaksia e lajmeve ne web i kerkon ndjese zotit Latif Gashi per zbardhjen jo te plote te intervistes se tij, e cila me poshte tashme eshte e plote dhe e sakte.

INTERVISTA ME ZOTIN LATIF GASHI

Top Channel: Zoti Gashi na tregoni kur jeni arrestuar?

Latif Gashi: Jam arrestuar më 28 janar 2002

Top Channel: Nga kush jeni arrestuar?

Latif Gashi:Jam arrestuar nga forcat e UNMIK-ut, pothuajse të gjitha nacionalitetet, përfshirë edhe ruse.

Top Channel: Cila ishte arsyeja e arrestimit?

Latif Gashi:A rsyeja e arrestimit ka qenë për krime lufte. Ai ka qenë një standard ndërkombëtar, që u ka qit Kosovës bashkëpunimin me drejtësinë ndërkombëtare. Besoj se ka qenë standard jo i drejtë. Jemi arrestuar më 28 janar 2002. Procesi gjyqësor ka zgjat plot 16 vite. Duke filluar nga 2003 që ka qenë një proces gjyqësor, 2005 e 2009, pastaj 2013, 2015 deri në 2016 kam marrë formën e preme. Po ashtu pasoja i kemi vujt deri në fillim të vitit 2018 që do të thotë që plot 16 vjet ka zgjat procesi gjyqësor. Zgjatja e këtij procesi gjyqësor e dëshmon që ka qenë proces politik, i cili u konfirmu pa prova materiale pa dëshmi konkrete. Pas ekzaminin të gjendjes reale pa konstatim të asgjëje. Vetëm i arsyetuar në mision e quajtur UNMIK dhe misionin e quajtur EULEX.

Top Channel: Për çfarë konkretish akuzoheshit ju zoti Gashi?

Latif Gashi: Lënda ka qenë për krime ndaj popullatës civile shqiptare, e cila faktikisht ka ra gjatë procesit gjyqësor se nuk janë dëshmue ato. Ka mbetur vetëm trajtimi dhe kushtet. Por edhe ato dy pika që jena dënue gjykata e UNMIK në 2005 thotë që duhet të bëhet ekzaminim të kushteve të popullatës civile dhe egzaminin i të trajtuarve të personave që kanë qenë të ndaluar, do te bëhet ekzaminimi se ka qenë pikë e akuzës trajtimi njerëzor mirëpo gjykatat në vazhdim asnjë prej tyre nuk e kanë egzaminue dhe trajtue kërkesën e gjykatës supreme. Kështu që ato të gjitha janë publike, proceset gjyqësore kanë qenë publike dhe cdokush mundet me hy dhe me i pa

Top Channel: Në momentin e arrestimit si ka shkuar procesi keni pasur ndonjë vërejtje?

Lutfi Gashi: Procesi i arrestimit tim ka qenë rasti i parë kur jam arrestu për krime lufte dhe kanë qenë forca të mëdhaja të UNMIK-ut. Ka qenë një spektakël. Ka pas trajtim dhe përdorim të forcës së teprume. Në rast e arrestimit tim kanë pas një trajtim jo njerëzor ata dhe janë dhe gjatë atyre një vit sa ka qenë ka patur raporte të mira dhe janë jznë mjaftu me më thirr.

Top Channel: Ju jeni arrestuar në prani të familjarëve?

Lutfi Gashi: Po unë Jam arrestu para banesës sime dhe jam sulmu fizikisht sa më vonë tani u organizu një gjyq apo hetim për teprim të forcës fizike të pjestarëve të policisë. Dhe me familjen time ka pas një sjellje jo njerëzore brenda në banesë ka qenë gruaja ime dhe ka pas një sjellje jo të mirë

Top Channel: Nga kush ka pas këtë sjellje?

Lutfi Gashi: Dëgjo e nderuar sjellja jo e mirë është bërë fillimisht publike nga një kolegu imi dhe ju si televizion që jeni të interesu me dit të vërtetën. Sjellja jo e mirë ka ndodh përveç të tjerëve që mendoj se kanë qenë më korret ka ndodh dhe nga një përkthyes i quajtur Lulzim Basha për emrin e të cilit familja ime mer vesh, se në momentin e kontrollit të banesës sime ai ka qenë me maskë. Po si duket e kanë tradhtuar vetullat e sytë e tij karakteristike e flokët e tij dhe zëri i tij, i cili gjatë marrjes së vizitave nga anëtarët e familjes sime ai ka qenë prezent te gjykatësi dhe kur ka shkue familja ime me marrë leje për vizitë ai i ka prit atyo dhe i ka pëkthyer ato dhe familja ime ka identifikue personin e njëjtë që ka qenë në banesë, Edhe në momentin kur u fut ai u ka drejtua gruas sime po flas gjithherë me dëshminë e gruas sime që ma ka thënë atëherë kur ka ardh në vizitën e parë, ju ka drejtue grus sime dhe dhe familjes sime. Ku i ke kalamajtë?. Gruaja i ka thënë, ctë duhen kalamajtë e mij, kësshtu që ai edhe sjellje të tjera jo humane. Jo me lujt rolin e përkthyesit por rolin një polici, sikur përpara që na ka hi policët serb. Fatkeqësisht ka fol gjuhën shqipe.

Plot 20 vite kanë kalue dhe s’kam dash ta bëjë teme. Një kolegë i imi, e ndëgjova, ose më mirë ma thënë ju ma keni kujtue e ka dhanë një intervistë dhe e ka përmend këtë çështje. Unë e konfirmoj që ai ka qenë në banesës time dhe s’e ka pas sjelljen e mire, Po. Por ajo që duhet sqaruar për publikun është se gjatë kontrollit në banesën time, në zyrën time është marrë një ditar lufte. Edhe ai ditar i luftës për mua ka pas një vlerë të madhe historike dhe për popullin tonë. Dhe unë besoj, që duke marrë parasysh pozitën e tij si përkthyes edhe si një njeriu më i besuar në atë kohë për gjykatën e UNMIK-ut me një rrogë marramendës, besoj se ai ditar është përkthyer nga ana e tij dhe ai ditar së paku besoj se i duhet një sqarim publik por më obligohet edhe mue si një edhe si ish luftëtar i lirisë që ta japë një sqarim public. A e ka pasur në dorën e tij. E ka përkthyer dhe a din për fatin e tina?

Ngase ai ditar kurrë nuk është procedue si provë materiale gjatë procesit gjyqësor, por veç u mor u përkthye dhe nuk i ka konvenue drejtësisë ndërkombëtare edhe e kanë zhduk. Në procesverbal shkruhet të konfiskimit provë materiale se është shkrue që është marrë ditar lufte prova material numër 49.
Ndërkaq. Në të gjitha proceset gjyqësore unë e kërkoj të administrohet si provë materiale se i gjithë aktiviteti im i luftës dhe pothujse i zonës së Llapit ka qenë i shkrujt çdo ditë. Ai ditar ka qenë i rëndësishëm për historinë dhe pse jo edhe si provë material kryesore që procesi gjyqësor shumë shkurt do përfundonte. Nuk i ka konvenue drejtësisë ndërkombëtare dhe e kanë zhduk.
Top Channel: Çfarë saktësisht zoti Latifi përmbante ai ditar? Çfarë mund të nxjerrë në dritë?

Latif Gashi: Ditari mbante konkretisht çdo aktivitet timin, çdo ramjet, cdo bejtejë, cdo ramje e dëshmorëv, cdo sned që e kam ditë në luftë që është bo e në mbrëmje e kam shkrujt në ditar kur kam përfunduar betejën. Eshtë pjesëmarrja ime, pothujse në të gjitha betejat në zonën operative të Llapit. edhe për drejtësinë ndërkombëtare i kan me rëndësi të përdoret ajo. Përshembull unë jam akuzu në një vend të caktu për kinse krime, ditari im e ka përshkru në gjendje reale faktine të ndodhur në kohë edhe ai ditar e a demantue akuzën, plotësisht 100 përqind, akuzën që e kan bo hetues se të cilët dokument apo dëshmi e kanë marrë policët dhe hetuesit e unmikut.

Top Channel: Pse ju zoti Latifi mendoni se ky ditar mund te jete humbur apo te ketë dorë edhe zoti Lulzim Basha në humbjen e tij

Latif Gashi: Dëgjo unë nuk e akuzoj, me kon që e kisha akuzue procesi ka ndodh gati që 20 vite, edhe unë me kon që e kisha dasht më e bo tem Lulzim Bashën e kish abo, që mos ke ken Lulzim Basha përkthyes kish me qën një Lulzim tjetër, edhe aty nuk ka qen vec Lulzim Basha, ka qenë edhe cika e Sali Berishës, Argita Berisha qysh e ka emrin vajza e tina edhe ajo ka qenë me maskë dhe gjatë marrjes time në biseda besoj se ka qenë edhe ajo në bazë të zënit….Besoj, ose nëse s’ka qenë ajo ka qenë një shoqe e sajna s’ka rëndësi, por mua më intereson, një njeri që pretendon me o bo kryeministër i Shqipërisë që për atë Shqipni, iluzionet për të na kanë mbajt dhe gjithcka ne në Kosovë e kanë ba. Edhe ai njiri a ka pas obligim për me raportue të shteti i vet për shërbimet që ja ka bo UNMIK, përvecse ka qenë njeri i shitun dhe ka punue për pagën e vet, ai është dashur për gjithcka që ka ba ty, është dashur me raportue me shtetin e tij në Shqipëri te organet e Shqipërisë. Unë e di 100 përqind që një pastrues serb nëqoftëse ka punue për UNMIK për EULEX ai ka bashkëpunue me shtetin e vet por nuk e di Lulzim Basha ai i ka raportuar shtetit të tina që unë isha, kështu kështu kështu, kam punue qëtu qëtu edhe së paku sot ballë hapun me dalë dhe me ju përgjigj, me thanë po isha kështu ose jam dëshmitar dhe kam përkthye edhe ai ditar nuk u përdor kurë sepse ka shkue në favor të Latif Gashit dhe pse Unë kam dokument se në 2013 është mbajt me insistimin tim dhe te mbrojtjes sime, është mbajtur një hetim i veçantë ku janë kontrollu gjithë arkivat e UNMIK nga hetues ndërkombëtar të EULEX dhe është kërkue ditari apo prova material numër 49. Edhe në dosjen e lëndës sime është një dokument ku më thuhet më thuhet mue se ditari juaj është zhduk nga hetues të UNMIK edhe kërkush nuk jep llogari për të dhe definitivisht kjo e dëshmon edhe marrjen edhe zhdukjen. Pra Lulzim Basha të vetmin faj ka, apo unë po të isha ken përkthys në vendin e tij gjatë përkthimit, kur e kam pa që aq i rëndësishëm është për historinë. Unë pa e marrë një kopje te tina me e rujt se kisha lënë. Apo dojnë policët e UNMIK me i hup, një kopje të tina se ajo u kan e rëndësishme për gjeneratët që vijnë përvec, unmikut përvec u ka dasht me kriminalizu luftën ka dasht edhe me zhduk historinë e luftës sonë clirimtare. Na ka organizue na ka quejt ndërmarrje e përbashkët kriminale edhe ma herët. Të lutem, ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk mundet me qujt nji ushtri clirimtare të Kosovës, i njëri term ka qenë qysh është tash në gjykatën speciale, edhe për neve. Nuk mundesh me i quajt nji popull, apo ta marrëm pëeshëmbull familjen time.
Unë që në moshën 15 vjeçare isha i organizum në organizatën ilegale të kohës, clirimtare, të udhëhequr nga Adem Demaçi, të cilin e kisha ideal për tu frymëzuar me ideologji clirimtare. Po ashtu duke patur parasysh e duke patur njohuri për familje time Ktragjyshi im është vra me pushkë në dorë duke luftuar kundër okupatorit serb. Gjyshi im është vrarë duke luftuar kundër okupatorit serb me pushkë në dorë për clirim edhe babai im është detyruar të largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani për punë etj etj. Domethënë histori pothuajse të gjitha familjet në Kosovë e kanë. Duke pasur krejt këto se okupatori serb ka qenë në Kosovë edhe cdo familje ka patur historinë e vet pra organizimi i Ushtrisë Çlirimtare në Kosovë ka ndodh, ka qenë një obligim, ka qenë i detyrueshëm dhe nuk ka qenë një organizim kriminal për qëllime kriminale dhe definitivisht të gjitha ato teza kur s’kanë me mujt me i nxit luftës sonë as popullin tonë. Janë përpjekje të dështuara. Jena marrë me procesin gjyqësor plot 16 vite dhe kur kam vendos të futem në zgjedhje jam dalë autoriteti apo kandidati më i votuar në rajonin tim nga i cili vij. Pra nuk ia kanë arritur qëllimit ta kriminalizojnë luftën e liderët e saj ti kriminalizojnë apo ti demitizojnë, nuk do të munden ta bëjnë këtë.
Top Channel: Zoti Latifi duke u bazuar në deklaratën tuaj që ju ka humbur ditari dhe po ashtu duke u bazuar në deklaratën e Milaim Bellanicës një banori të Krushës së Madhe që e ka xhiruar masakrën në Krushën e madhe dhe po ashtu dosja e tij ka humbur, kaseta e tij ka humbur. Dhe po ashtu ai pretendon se në këtë proces ka qenë edhe Lulzim Basha. A njihni ndonjë person tjetër që ka ndonjë fakt që I është marrë nga UNMIK.

Latif Gashi: Dëgjo zonjë e nderuar, unë nuk jam këtu avokat i askujt edhe as nuk gjykoj askënd. E gjithashë pak qenë në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare 16 vite edhe dy vite të tjera me procese të tjera. Kështu që definitivisht ishëm në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare për të plotësuar standart që padrejtësisht ju qet Kosovës, bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, ne nuk e qitëm Kosovën në një bankë më thanë, nuk bashkëpunon me drejtësinë ndërkombëtare. Prandaj ndodhën edhe procese të tjera, procese i pamvarësisë në 2008 edhe të gjitha proceseve të tjera si rezultat i plotësimit të standarteve ndërkombëtare për Kosovën. Pra me një fjalë, cmim, pa paguam çmim për lirinë, paguem cmim për pavarësinë, paguam çmim për shtetndërtimin. Edhe kjo që po ndodh sot me drejtësinë ndërkombëtare në gjykatën speciale është çmimi i padrejtë, i tepërt për të gjitha këto që në sot i kemi. Që Kosova i ka. Pra plot padrejtësi, të gjitha këto janë padrejtësi se po gjykohet lufta e drejtë çlirimtare. U gjykue gjitha këto procese ca përmendet atje, të gjitha pothujse 90 përqind të tyne janë të gjykuara në Kosovë janë Copy Paste edhe po procedohen në gjykatën e Hagës kundër ish udhëheqësve të ushtrisë clirimtare. Pra nuk janë të drejta, janë të padrejta, nëqoftëse gjykatat e UNMIK dhe të EULEX edhe gjykata speciale ka të drejtë apo ka bazë të drejtë, atëhere duhet të gjitha këto konventa ndërkombëtare të luftës duke fillue nga viti 1949 e tutje të ndryshohen edhe të shkruhet se ndalohen luftrat clirimtare. Lejohen vetëm luftat okupuese ngase vetëm luftëtarët po gjykohen edhe okupatorët nuk po gjykohen. Pra kjo është padrejtësi edhe ndërkombëtare edhe gjithcka, kështu që unë nuk jom këtu edhe nuk kam qenë i gatshëm dhe as do të jem i gatshëm kurrë me i ba akuzë dikuj. Ka pas edhe Lulzim të tjera, Lulzim Basha të tjerë që i kanë bo shërbim atij procesi. Kurrë asnjërin nga ta se kom përmend, se luftën e kena bo për të gjithë njerëzit, për të gjitha krijesat e gjalla që i ka fal zoti pamvarësisht a e meritojnë a se meritojnë. Edhe nuk ja heq asnjë pikë edhe asnjë presje shërbimeve që i kom bo për vendin

Top Channel: Zoti Latifi kur jeni marrë në pyetje e dini kush ka qenë përkthyes?

Latif Gashi: Dëgjo e nderuar gazetare. Të kërkoj falje ty që jo jeni, ndoshta nuk I takoni kohës, por ky interesim kur unë kam në procese gjyqësore nuk ka qenë as të mediave të Shqipërisë dhe as të mediave të Kosovës, përkundrazi janë mundue të jenë në anën e këtyne që i kan bo këto padrejtësi. Kështu që unë edhe në fillim e thashë, si përkthyes, gjithë përkthyes ca kanë qenë ka qenë të Shqipërisë, që janë ardhur nga Shqipëria. Së paku ata me të cilën unë më ka rastis të jem në marrjen në pyetje nga hetuesit ndërkombëtar edhe përkthysi që ka përkthye ka qenë e Shqipërisë ngaqë theksi ka qenë i vecantë, i Shqipërisë edhe tash. Përkthyesja ka qenë me maskë, unë nuk muj me thanë që ka qenë qat ditë Argita, por e di 100 përqind që edhe ajo ka qenë njëna e përkthyesve të UNMIK e cila ka qenë po ashtu në marrdhënie punë me UNMIK sikurse edhe Lulzim Basha. Mirëpo ajo ka qenë me maskë edhe mue nuk më ka rastis me i takue ma vonë gjatë procesve gjyqësore se kam qenë në arrest. Tjetër është identifikimi i Lulzim Basha, që e ka identifikue familja eme dhe bashkëshottja eme gjatë marrjes së lejeve për vizita. Domethënë e kanë identifikue që është që ky person dhe bindja e plotë 100 përqind ka qenë kur ai o dalë si politikan në Shqipëri edhe ka marrë mandate të ministrit të infrastrukturës edhe thjeshtë ai për me pas një shpirt të qetë edhe me qenë mirë me familjen time, se mu smë oblikohet kurgjo, hic, por me familjen time ai duhet me i bo një deklarim publik. Cfardo që thotë për mue ka vlerë. Cfardo që thotë. Pse. Në ato momente kur gruaja ime e shef bashkëshortin me kokën plot gjak, nëse ka pas sulm fizik me tyta armësh në kokën time edhe duke më arrestue, etj, edhe ajo fare nuk e dinte ne ato momente cila forcë është, a hini Serbia, ca u ba a. Edhe tash ai huni në banesën time dhe në vend që mi përdor një fjalor tjetër ai përdori fjalorin më të keq. Edhe kjo është ajo që une mendoj që ai duhet me u sqaru publikisht

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA