“Kush voton për Ramën do bashkëqeverisë me Bashën”/ Valteri: PD-ja është kthyer si ato klubet e futbollit…

16/11/2020 11:26

Teksa mori fjalën në Kuvend, deputeti i opozitës së re, Halit Valteri u shpreh se Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë dhe se qytetarët duhet ta dinë që nëse votojnë në zgjedhjet e ardhshme për kryeministrin Rama, ai do qeverisë me PD-në, si dhe e anasjellta.

“Kjo oligarki dhe politika që i përfaqëson ka fituar përvoja negative nga vitet e kaluara. Në këtë kuptim përvoja, interesat i ka bërë këto tre parti më paqësore, më të gatshme të ulën për marrëveshje. Nëse nga njëra anë Rama i vendos taksë rrugës së Kombit dhe shqiptarët ngrihen në protestë, atij i duhej një Lul nul që ta mposhte atë protestë. Nëse flitet për Ramën, flitet edhe për Bashën, edhe për Kryemadhin. Kush voton për Ramën do bashkëqeverisë me Bashën. Kjo është e vërteta, s’ka asnjë tjetër. Nga frika e reformës në drejtësi, Meta ende s’ka zbritur nga mali. Ndërsa PD-ja është kthyer si ato klubet e futbollit në krizë që fillojnë dhe shesin talentet te partitë e tjera”, tha Valteri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA