25/11 14:05
Deputeti Kujtim Gjuzi është shfaqur i irrituar ditën e sotme në seancën e Kuvendit që në fillim për shkak të përjashtimit të deputetit Adriatik Alimadhi.
I ulur nga vendi i tij ai është shprehur se vetëm një qeveri tranzitore mund ta çojë vendin para.
“A mund të ketë garë kur juve keni në krye atë që ka vjedhur 24 mandate në zgjedhjet e 2017-ës? Juve jeni bashkuar me hyjninë që prej 77 viteve, gjithë kjo lojë e pistë e juaja do të mbarojë. Vetëm një qeveri tranzitore mund ta çojë vendin para, ndryshe kjo është një hajdutëri pjesë e drogës”, tha Gjuzi.
Top Channel