Elvisi dhe Tea zhvilluan këtë të hënë takimin e dytë mes tyre.

Biseda mes dyshes u thellua në shumë tematika, një ndër të cilat ishte dhe e ardhmja. Tea tha se pas 20 vitesh e shikon veten të pensionuar, duke ia kushtuar kohën pushimeve dhe eksplorimit të vendeve të panjohura, ndërsa Elvisi tha se një ditë do të dëshironte të ishte nismëtari i një shtëpie fëmije, ose qendër humanitare.

Djali tha se të gjithë e gjykojnë për jetesën që bën, por ai ka dëshirë të ndihmojë njerëz, një dëshirë kjo e shprehur në të kaluarën nga Ana e parë. Vajza ka deklaruar se do të dëshironte të hapte një shtëpi fëmijësh në një të ardhme të afërt, ndërsa sa i përket lidhjes së dëshirave të saj dhe Elvisit, Ana tregoi se kjo ndodh nga situatat e shumta që kalon një jetë, teori kjo e konfirmuar dhe nga djali.

Elvisi: Do të dëshiroja të isha drejtor i një shtëpie fëmije, ndoshta unë dhe Ana jemi njerëzit që mund të na lidhësh më pak me këtë gjë. Më vjen çudi që ne të dy kemi këtë idetë, nuk ka lidhje me muhabetin e parë që bëmë.

Ana: Këto ëndrra nuk lindin nga hiçi, ka një pikënisje gjithçka, unë doja t’i thoja bravo, duhet më shumë njerëz nga ti.

Elvisi: Nuk është se kam diçka të madhe, por normalisht që jeta të bën të kesh një karakter të caktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA