Tea Trifoni, është 21-vjeçarja që ka tërhequr vëmendjen e publikut në emisionin “Për’Puthen”.

Me qetësinë dhe mirësinë që transmeton Tea është kthyer në personazhin e preferuar të fansave. Para disa javësh poltroni i saj në emision ishte bosh, kjo mungesë u justifikua me një ndërhyrje që Tea kishte bërë në stomak, me qëllimin për të humbur disa kilogramë. Këtë fillim jave, 21-vjeçarja ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli në lidhje me ndërhyrjen. Ajo tha se përpos humbjes në peshë, ndërhyrja në vetvete ka si qëllim edukimin e të ushqyerit shëndetshëm. “Objektivi”, thotë Tea “është që të humbisja 10 kilogram, ndërsa tani jam ende në gjysmë të rrugës dhe kam humbur vetëm 5”.

“Kjo është një procedurë shumë e vogël minimale me efekte anësore të pa përfillshme, vetëm ditët e para janë këto efekte. Unë ndihesha mirë me trupin tim para se të bëja këtë, por i qëndroj idesë që e mira nuk ka fund dhe pse jo të isha dhe më mirë. Kjo është një procedurë që vërtetë edukon në mënyrën e të ushqyerit. Pra përveç benefiteve që janë rënia në peshë, të ndihmon që të hash racione më të vogla, të hash gjëra të shëndetshme. Jo ende nuk e kam arritur atë totalin, është një rënie graduale dhe e vogël, maksimumi që doja të humbisja ishte 10, jam në gjysmë të rrugës kam humbur 5”, tha Tea.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel