Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu lirohet nga paraburgimi në Serbi 22/11 22:47
Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e parafundit në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Moldavisë të mërkurën me fillim nga ora 20:45.
“Dardanët” janë stërvitur nën urdhrat e zëvendës trajnerit Muharrem Sahiti në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sahiti vazhdon ta drejtojë Kosovën në mungesë të kryetrajnerit Bernard Challendes i cili rezultoi me COVID-19.
Synimi i Kosovës ndaj Moldavisë do të jetë të mos pësojë humbje, pasi në këtë mënyrë do të sigurojë mbetjen në Ligën C.
Top Channel