30/01 18:00
Në vetëm 20 minuta lojë Shqipëria ka mundur të shënojë dy gola kundrejt Kazakistanit.
Shifrat janë zhbllokuar në minutën e 16’ me një gol të Sokol Cikalleshit, i cili kaloi në avantazh kuqezinjtë. Pas harkimi nga e djathta nga ana e Memushajt, bomberi kavajas nuk fal duke goditur saktë me kokë. Ndërkohë goli i dytë është shënuar nga e mbrojtësi Ismajli. Pas një këmbëngulje të admirueshme, shqiptari nuk fal brenda zonës duke dyfishuar shifrat.
Por nuk ka vonuar shumë edhe goli i Kazakistanit, të cilët kanë shënuar nga mesi i fushës duke gjetur të papërgatitur portierin tonë.
Top Channel