Numri i të prekurve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi deri më tani ka arritur në 1.925.825 ndërsa bilanci i viktimave në 33.186.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 22.572 raste të reja me virusin dhe 352 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.439.985 me 14.456 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 6.271 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 510.214 ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 7.787, me 75 viktima të reja.

Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 68.5 milionë teste, përfshirë 627 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me 439 vdekje, me 12 nëntor në vend u regjistrua “shifra më e lartë e vdekjeve ditore” ndërsa me 22.702 raste të shënuara dje në vend u regjistrua “shifra më e lartë e rasteve ditore”.

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër COVID-19, në Rusi më 28 tetor hyri në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë. Në të gjitha qytetet e vendit nga ora 23:00 deri në orën 06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, në restorante, bare dhe kafene./AA/

Top Channel