Mbrëmjen e së shtunës të gjithë vëmendjen e “rrëmben” spektakli i argëtimit “Shiko Kush LUAN” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.
Puntatën e djeshme u vu re një “rivalitet” mes dy këngëtareve Era Rusi dhe Yllka Kuqi të cilat ishin të ftuara në emision dhe “kundërshtare” në lojë.
Dy këngëtaret u vendosën përballë njëra-tjetrës në sfidën “Shiko Kush Përgjigjet” dhe në përgjigjet e tyre u pa një rivalitet që nuk u kuptua nëse ishte vërtet i lojës apo i vërtetë jashtë skenës. Njëra nga pyetjet ishte: “Cila është kënga që pëlqeni më tepër nga personi përballë?”
“Ti s’i njeh asnjë nga këngët e mia …”, u përgjigj Era menjëherë teksa shtoi se Yllka u habit kur u pyet. Kjo sjellje e vajzave u vu re edhe gjatë përgjigjeve të tjera apo sfidave ku bënin pjesë.
Top Channel