“Kam dhunuar vetëm në krevat”/ Reperi i njohur e zbulon në “Trotuar”

15/11/2020 13:52

Reperi i njohur Mato Lale ishte i ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.

Temë diskutimi në studio ishte dhuna bashkëshortore. Lidhur me temën, Mato tha se ai është kundra dhunës, ndonëse ai sikurse artistët në tërësi pasqyrojnë një formë dhune. Ndër të tjera, Mato theksoi se ai ka ushtruar dhunë ndaj një femre vetëm në shtrat.

“Unë personalisht mendoj që dhuna është pjesë e jetës, ekziston dhe nuk e shmangim dot. Ne artistët pasqyrojmë një formë dhune, por jemi kundra dhunës, por është një realitet. Unë zakonisht me femrat nuk jam i dhunshëm, në krevat po, jam”, tha Mato.

Top Channel