Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 359 persona për shkak të koronavirusit, si dhe janë shënuar 32.095 raste të reja.

Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 32.095 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 1.954.599 ndërsa me 359 vdekje në spitale numri i viktimave ka arritur në 44.246.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 32.499 persona prej të cilëve 4.871 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 1.985 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 139.140. Numri i personave në spitale dhe në kujdesin intensiv ka rënë për herë të parë pas një kohe të gjatë.

Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 17.3 për qind.

Top Channel