Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën 359 persona për shkak të koronavirusit, si dhe janë shënuar 32.095 raste të reja.
Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik thuhet se me 32.095 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 1.954.599 ndërsa me 359 vdekje në spitale numri i viktimave ka arritur në 44.246.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 32.499 persona prej të cilëve 4.871 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 1.985 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 139.140. Numri i personave në spitale dhe në kujdesin intensiv ka rënë për herë të parë pas një kohe të gjatë.
Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në vend është njoftuar të jetë 17.3 për qind.
Top Channel