​Shqipëri 3-1 Kazakistan, zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes

15/11/2020 20:05

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka korrur një fitore shumë të rëndësishme kundër Kazakistanit duke u ngritur kështu në vendin e dytë në grupin katër të Ligës C duke iu falënderuar edhe humbjes së Lituanisë në ndeshjen kundër Bjellorusisë, raporton KosovaPress.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Edi Reja tregoi një futboll kualitativ me shumë raste shënimi që nga minuta e parë e ndeshjes si dhe një vendosmëri dhe angazhim maksimal për të marr një fitore e cila ishte shumë e rëndësishme për të ndjekur rrugën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian 2021.

Në fund të ndeshjes, lojtari më i vlerësuar ishte Rey Manaj me notën e lartë 8.8. Ish-sulmuesi i Interit pati një paraqitje fantastike ku edhe realizoi golin e tretë për Shqipërinë nga pika e bardhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA