​36 pacientë me oksigjeno-terapi në Spitalin e Gjakovës

15/11/2020 08:21

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24 orësh ka njoftuar se 62 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid-19, ku prej tyre 40 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 9 të konfirmuar negativë dhe 11 pacientë presin rezultatet.

Sipas raportit, 2 pacientë pritet të testohet dhe 36 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

“4 pacientë në CPAP maskë, 2 pacientë të intubuar. Unë vendos maskë të të mbroj ty. Ti vendos maskë të më mbrosh mua. Bashkë i mbrojmë të tjerët”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA