Yllka Kuqi ishte e ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca në puntatën e tetë të “Shiko Kush LUAN” dhe nuk kishte si të mos performonte HIT-in “Hajde luj qyeqek”.
Para performancës këngëtarja e njohur u pyet nga Fifi në një intervistë të shkurtër rreth dashurisë me partnerin dhe karrierës së saj.
Yllka më parë edhe ka prezantuar dhe pyetja nga Fifi ishte “Nëse do i riktheheshe prezantimit, cili do të ishte emisioni që do të dëshiroje të kishte vulën tënde?”.
“Show-t si i bën Luana, janë të jashtëzakonshme dhe lypin shumë energji dhe është ndër të paktat moderatore që mundet me ja dalë me një organizim kaq të mrekullueshëm dhe për me qenë më e bukura e botës. E kush nuk do ta lakmonte ta kishte një show të tillë që ta bënte”,- ishte përgjigjja e Yllkës.
Për ta falenderuar për këto fjalë, Luana vendosi në momentin e sfidës së improvizimeve që Yllka të merrte rolin e moderatores së “Shiko Kush LUAN” dhe të prezantonte kolegët e saj në këtë moment.
Top Channel