Skuadra profesioniste e futbollit, me fushën brenda mureve të fortesës së lashtë (foto)

14/11/2020 18:40

Skuadra Kvareli Duruji, e cila luan në kategorinë e 5-të të futbolit të Gjeorgjisë, është vënë në vëmendje të rrjeteve sociale së fundmi, jo për futbollin e saj por për faktin se fusha e tyre zyrtare është në fakt hapësira kuadrate brenda një fortese të lashtë fushore në qytetet.

Megjithë sfondin historik të sportit të saj, skuadra është ankuar që para periudhës së koronavirusit, se nuk ka vend për të akomoduar tifozët. Kapaciteti i saj zyrtar eshte 1000 vete.

Por Kvareli Duruji ka grumbulaulr tashmë shumë ndjekës online që magjepsen prej ngjyrave të lashtësisë, sa herë që ata luajnë ‘në shtëpi’.

“Divizioni i 5-të gjeorgjian nuk pushon kurrë së habituri”, shkruan një nga fansat.

Ndërsa një tjetër shkonte edhe më larg: “Kjo është një ‘fortesë’ e vërtetë, fansat udhëtues nuk kanë asnjë shans”.

FOTO GALERI
2/6
Skuadra është ankuar që para periudhës së koronavirusit, se nuk ka vend për të akomoduar tifozët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA