Shiko Kush LUAN/ Bardhi zbulon emrin e ish-të dashurës dhe këngën “Betohemi” ia dedikon asaj!

14/11/2020 21:38

Bardhyl Idrizi ose i njohur për publikun si Bardhi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Reperi u bë shumë më i dashur dhe më i pëlqyer pas HIT-it “Betohemi”, këngë kjo e cila dëgjohet ngado. I pyetur nëse kjo këngë është dedikim, Bardhi zbuloi për “Shiko Kush LUAN” se “Po” është dedikim dhe ia ka kushtuar ish-të dashurës së tij.

Ndërsa në lojës e shamisë teksa humbi në lojë reperi u “detyrua” të zbulojë si e ka emrin e dashura e tij ose ish-i i tij dhe ai u përgjigj duke thënë se ajo quhet Liberta.

Top Channel