Rusia: 30 avionë të huaj spiunë dhe tre dronë janë pikasur nga radarët brenda javës

14/11/2020 18:06

Gazeta e ministrisë ruse të mbrojtjes ‘Krasnaya Zvezda’ tha sot se radarët e vendit kanë kapur 33 avionë të huaj zbulues pranë kufijve të Rusisë, vetëm gjatë kësaj jave.

Të dhënat e ministrisë tregonin se 30 ishin avionë të huaj zbulues dhe tre dronë pa pilot që kryenin misione zbulimi pranë kufijve të vendit.

Fluturimet ishin lokalizuar nga stacionet e radarëve ne pjesen kontinentale prendimore, për të cilat u tha se nuk përkufizoheshin si shkelje të hapësirës ajrore shtetërore, shtonte gazeta.

Por ato theksojnë gjendjen e gatishëmrisë që mbizotëron në rajonet kufitare që është ilustruar shpesh nga shoqërime të gjuajtësve opse zbuluesve të huaj nga mjetet e sigurisë si nga pala ruse dhe nga vendet evropiane, kur këto të fundit janë ndjerë të kërcënuara.

FOTO GALERI
2/3
Fluturimet ishin lokalizuar nga stacionet e radarëve ne pjesen kontinentale prendimore

Top Channel