Gazeta e ministrisë ruse të mbrojtjes ‘Krasnaya Zvezda’ tha sot se radarët e vendit kanë kapur 33 avionë të huaj zbulues pranë kufijve të Rusisë, vetëm gjatë kësaj jave.
Të dhënat e ministrisë tregonin se 30 ishin avionë të huaj zbulues dhe tre dronë pa pilot që kryenin misione zbulimi pranë kufijve të vendit.
Fluturimet ishin lokalizuar nga stacionet e radarëve ne pjesen kontinentale prendimore, për të cilat u tha se nuk përkufizoheshin si shkelje të hapësirës ajrore shtetërore, shtonte gazeta.
Por ato theksojnë gjendjen e gatishëmrisë që mbizotëron në rajonet kufitare që është ilustruar shpesh nga shoqërime të gjuajtësve opse zbuluesve të huaj nga mjetet e sigurisë si nga pala ruse dhe nga vendet evropiane, kur këto të fundit janë ndjerë të kërcënuara.
Top Channel