Prokuroria franceze kërkon ndihmën e palës shqiptare për të kryer veprime hetimore që i konsideron të domosdoshme që shpresohet ta ndihmojnë për të hedhur dritë mbi vrasjen e 24-vjeçarit Eliot Charlet, që ishte i lidhur me sportin dhe adhuronte udhëtimet. trupi i të riut u gjet i masakruar në Kroaci në rrethana misterioze dhe të pasqaruara nga hetimet e deritanishme.
Sipas një vendimi gjyqësor që iu hapi rrugë veprimeve hetimore që duhet të kryejë Shqipëria , prokurorët ngarkohen të zbulojnë për llogari të Francës nëse ka patur apo jo kontakte Eliot Charlet në vendin tonë, të dhëna këto që më tej do ti përcillen autoriteteve franceze. Kjo e dhënë duhet të përftohet nga zbardhja e qelizave të telefonit përmes antenave të kompanive telefonike në Shqipëri .
Gjithashtu prokuroria e kryeqytetit mes pesë detyrave të caktuara nga francezët urdhërohet të verifikoje edhe disa persona që kanë kanë dalë nga Shqipëria në datat kur dyshohet se u masakrua i riu francez. Trupi i notarit Eliot Charlet u gjet i masakruar dhe i djegur në rrethana makabre në Kroaci dhe më pas policia lokale e Rijekës së bashku me Europol mundën të zbardhin identitetin e tij. nga ana tjetër drejtësia kroate ka dyshime se i riu mund të jetë vrarë muajt e parë të 2020 në një zonë tjetër dhe më pas është hedhur në vendin ku u zbulua kufoma.
Ndërkohë që mediat kroate kanë treguar edhe pistën se vrasja makabre e të riut francez mund të kishte si autorë emigrantë të paligjshëm .
Top Channel