Forcat e SHBA shtojnë robotët gjysmë-autonomë në patrullat e bazës së Florida (Foto+video)

14/11/2020 19:04

Një bazë ajrore në Florida ka njoftuar së fundmi përfshirjen e “robotëve qen gjysmë-autonomë” në patrullimin e perimetrit të saj të sigurisë, duke argumentuar se katër-këmbëshit e kompjuterizuar nuk do të zëvendësojnë qentë e ushtrisë në detyrat e tyre.

‘Tufa’ e katër robotëve të mbikqyrjes në formë qeni do të patrullojë së shpejti bazën ajrore të Tyndall thanë autoritetet e saj, pas një demonstrimi që iu bë mjeteve të reja gjatë një eventi javën e kaluar.

Njoftimi thoshte se “megjithse robotët ecin me të katërta dhe i ngjajnë qenve, ato nuk do të zëvendësojnë qentë e ushtrisë, por do të ndihmojnë në operacionet e patrullimit”.

“Qentë robotë do të përdoren si shtues të mbikqyrjes situacionale, në zona që nuk janë të pëlqyeshme për njerëzit apo automjetet”, tha komandanti Jordan Criss, duke u mburrur se “jemi të parët në mbrojtjen e SHBA që po përdorim këtë teknologji për përforcimin e operacioneve të patrullimit”.

Megjithse mjetet i ngjajnë robotit ‘Spot’, të prodhuar nga Boston Dynamics që po përdoret në Singapor për mbikqyrjen e distancimit social, ata janë një prodhim i grupit Ghost Robotics nga Filadelfia.

Aktualisht ata nuk kanë armë por një seri kamerash, sensorësh termalë dhe pajisje detektimi të gazit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA