Deputeti i Partisë Socialiste, Taulanta Balla ka shpërndarë një video ku deputeti kosovar, Bekim Haxhiu.
Deputeti kosovar deklaron se Lulzim Basha ka marrë pjesë gjatë arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së në vitin 2002.
Deputeti i PDK-së deklaron në video se sjellja e Bashës nuk ka lënë shenjë të mirë tek familjarët e Gashit gjatë arrestimit të tij.
Gjithashtu Haxhiu është shprehur së është zhdukur edhe ditari i Latif Gashit.
Postimi:
Ndërsa Krusha pret një përgjigje lidhur me kasetën filmike, të cilin dëshmitari Milaim Bellanica ja dorëzoi Lulezim Bashës, deputeti i i Kuvendit të Kosovës Bekim Haxhiu ka nxjerrë zbuluar gënjeshtrat e Lulit. Lulezim Basha mohoi të kish punuar në ekipet e UNMIK për hetimin e pjesëtarëve dhe luftës së UÇK-së.
Por e vërteta është natyrisht e kundërta. Ashtu siç deklaron me përgjegjësi deputeti Bekim Haxhi, pjesëtari i UNMIK Lulezim Basha kishte marrë pjesë në bastisjen dhe arrestimin e ish-komandantit të UÇK-së, Latif Gashit në vitin e 2002 me UNMIK.
Top Channel