“Të infektuarit dalin në rrugë”/ Në gjithë vendin janë 26 mijë persona aktivë me infeksionin e Covid

13/11/2020 15:10

Infektimet nga koronavirusi po rriten me shpejtësi dhe kjo ishte arsyeja pse u rikthyer karantina 8 orë gjatë natës. Në spitale janë disa qindra të sëmurë ndërsa në shtëpi kurohen mbi 26 mijë të infektuar.

Por sa e respektojnë ata kërkesën e ligjit që të qëndrojnë të izoluar? Ne do të pyesim disa qytetarë për të na thënë nëse njohin të infektuar që thyejnë izolimin.

“ Njohim. I kemi edhe në pallat. Njohim të afër që kanë dal”.

E kam pasur njërën në pallat tek shkalla dhe ajo dilte për të bërë gjilpëra”.

“Për arsye banale, për të pirë një kafe. Janë edhe klientë që vijnë tek puna”.

“ Njoh miq të mi. Se di pse dalin”.

Për qytetarët, shqetësues është fakti, që një pjesë e madhe nuk tregojnë kur preken me Covid.

“ Kush tregon, askush nuk tregon”.

“ Nuk tregojnë. Të paktën të na thonë, se kemi edhe fëmijët nëpër shkolla”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA