Si të blini libra online? Këtë vit Panairi i Librit nuk mbahet në mënyrën tradicionale

13/11/2020 15:35

Te gjithe ju jeni në ditët e duhura për të bërë blerjen e librave online nëpërmjet Panairit të Librit. Aplikacionit të mundësuar nga Top Channel në App Store dhe Play Store. Një aplikacion që kushdo nga ju mund ta ketë në celularin tuaj ashtu sikurse unë e kam.

Do të bëj dy blerje për ditën e sotme dhe këto do t’i tregoj edhe për ju.

Unë do të kërkoj dy autoret e mi të preferuar, Milan Kundera, me “Valsi i Lamtumirës”. Po e përzgjedh si librin tim të preferuar.

Tani po kërkoj nobelistin Kazuo Ishiguro dhe po përzgjedh një libër për të cilin kam lexuar shumë kritika pozitive dhe  për më tepër miqtë e mi ma kanë këshilluar.

Sapo përzgjodha librat e mi të preferuar në shportë, por para se të bëj blerjen duhet të kem një llogari, e cila krijohet shumë lehtë, nëpërmjet emrit të plotë dhe një adrese emaili.

Pasi unë e kam kryer këtë proces po vendos adresën në të cilën do të më vijnë porositë.

Unë po zgjedh adresën e punës, zyrat e Top Channel në Kashar, duke qenë se një pjesë të mirë të kohës e kaloj këtu.

Pasi kam kryer të gjitha këto procedura nuk më mbetet gje tjetër, përveçse të përfundoj porosinë, e cila do të mbërrijë brenda 24 orëve në adresën që unë vendosa.

Këto ishin zgjedhjet e mia për sot, por secili nga ju mund të bëjë zgjedhjet e veta. Kjo nëpërmjet aplikacionit Panair I Librit. Zgjidhni titujt tuaj të preferuar.

Jetona Kocibelli

Top Channel