Pas protestave dhe grevës/ Qeveria jep 560 milionë lekë për naftëtarët e Ballshit
13/11/2020 14:21
Qeveria ka vendosur të ndihmojë me 560 milionë lekë naftëtarët e Ballshit, pasi këta të fundit mbyllën grevën disa javore dhe pranuan të hynin në diskutime me kryeministrin Edi Rama.
Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi ka bërë me dije se 560 mln lekë do shkojnë për pagesën e naftëtarëve.
Naftëtarët e Ballshit qëndruan për ditë me radhë në grevë urie, ku fillimisht ishin burrat më pas ato u zëvendësuan me gratë deri në momentin që ato ranë dakord që të pranojnë ofertën e shefit të qeverisë dhe për pagat e tjera do i drejtohen Strasburgut.
Top Channel