Takimi i parë i Teas jashtë studios së “Për’Puthen-it” ishte me Arbrin.

Takimi i tyre shkoi shumë mirë dhe kjo u konfirmua nga dyshja, madje djali deklaroi asokohe se ka një pëlqim për Tean dhe është i fokusuar vetëm tek ajo. Ndërsa, pas atij takimi Tea nuk e zgjodhi më 24-vjeçarin në takim. E gjitha sipas saj ka ndodhur kur Arbri realizoi dy takime me Shqipen, duke shtuar se nuk e ka parë djalin të dhënë pas saj. Nga krahu tjetër, Arbri deklaroi se ai është përfshirë shpesh herë në debatet që lidhen me takimet që bukuroshja ka bërë, e kjo sipas tij është një interes.

Tea: Ka disa arsye jo vetëm një, nuk prisja të më pyesje për Arbrin. Unë me të kam bërë një takim dhe ai ma ka shprehur qartë që do të dilte me vajzat e tjera. Në një moment të dytë, doja ta zgjedhja por ai doli me vajzat e tjera. Ai ka bërë një deklaratë, jam I fokusuar tek Tea dhe dua të jem vetëm me Tean. Ndërsa në një moment tjetër tha, që nëse Tea nuk ma var as unë nuk bëj gjë.

Arbri: Ne kishim takimin e parë dhe unë logjikisht nuk do të thoja nuk dal me vajzat e tjera. Nëse ti pretendon për t’u justifikuar dhe me u marr me lojëra fjalësh është arsyeja jote. Nëse ti pretendon për të më ftuar në një takim tjetër unë e mirëpres. Këtë deklaratë unë e kam bërë për të dalë me vajzat e tjera. Unë prisja të dilnim bashkë. Ti dole me Arjonin dy herë Brenda një muaji dhe asnjëherë me mua. Më bëri çudi që isha I pari që kisha takime me Tean dhe ajo bëri dy takime me Arjonin.

Tea: Nuk duhet ta bëj unë hapin e parë. Ai ka ngrohur karrigen këtë kohë.

Arbri: Unë po them këtë gjë sa herë ke dalë në takime me djemtë e tjerë kam dhënë vëmendje. Kjo do të thotë që jam i fokusuar tek të tjerët, unë nuk kam qenë I dashuruar, por kam dhënë një mendim dhe do të thotë që kam një pëlqim ndaj teje.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel