Meta flet me tone kërcënuese: 25 prilli referendum mbarëkombëtar, populli i 2 marsit është ende aty…

13/11/2020 14:00

Presidenti Meta, në komunikimin e përjavshëm me mediat, foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas presidentit, zgjedhjet e ardhshme elektorale do të jenë një referendum mbarëkombëtar, me qëllim largimin e qeverisë nga pushteti.

Meta tha se qeveria nuk duhet të përkrahë oligarkët, por të vendoset në funksion të popullit. Fjalimin, presidenti e mbylli me fjalët: “Vendosja e rendit kushtetutës është i domosdoshëm, mbi atë është vetëm populli”.

“Tani nuk ka mbi kushtetutën asgjë, mbi atë është vetëm populli, populli i 2 marsit aty është vetëm se është shumëfishuar, të merren me pandeminë me hallet e popullit. Sepse do të zhgënjehen, nuk do të ketë vazhdimësi më 25 prill do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të shtypur këtë qeveri. Vetëm e vetëm të fryhen si shushunja disa individë, vendosja e rendit kushtetues është i domosdoshmëri, mbi atë është vetëm populli”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA