Italia vazhdon të mbajë komandën e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë. Komandanti i deritashëm i kësaj force, gjeneralmajori Michele Risi, ia dorëzoi detyrën homologut të tij ushtarak, Franco Federici.

Gjeneralmajor Risi që ka shërbyer në Kosovë që nga 19 nëntori i 2019-s, në ceremoninë e ndërrimit të komandës, tha se ndihet krenar me përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur stabilitetin në Kosovë .

“Misioni ynë afatgjatë dhe i qëndrueshëm ishte të ishim rezistent ndaj çdo goditjeje për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës”, tha komandanti në largim.

Gjeneral Risi theksoi rolin e tij mbështetës të sigurisë në aranzhimin e lehtësuar nga Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, që synon nxitjen e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve përmes mbrojtjes së trashëgimisë kulturore-fetare dhe forcimin e zhvillimit ekonomik brenda komunës së Deçanit dhe në rajon.

Në ceremoni mori pjesë edhe admirali Robert P. Burke, komandant i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, i cili falënderoi gjeneralmajorin Risi dhe ushtarët e tij për rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë mandatit të tij.

Gjeneralmajori Franco Federici ka zgjedhur si moto të misionit të tij “Përparojmë si një”.

“Vizioni i përbashkët dhe uniteti i përpjekjeve është esencial për suksesin e misionit tonë, jo vetëm brenda KFOR-it, por edhe me Organizatat tjera Ndërkombëtare dhe me Institucionet në Kosovë”, tha gjeneral majori Federici, në ceremoninë e ndërrimit të komandës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA