“Me shpresën se mos e kam kaluar”/ Spikerja e thotë në “Ftesë në 5”: Kam bërë tre herë serologjikun…

13/11/2020 18:18

Spikerja e lajmeve Blerta Tafani, këtë të premte ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Temë diskutimi në studio, ishte situate e krijuar nga pandemia e koronavirusit. E teksa po diskutonte për temën, spikerja nuk hezitoi të tregonte frikën e saj ndaj sëmundjes. Madje shtoi se deri më tani ka bërë tre teste serologjike, me shpresën se virusin mund ta ketë kaluar pa e kuptuar.

“Serologjikun e kam bërë tre herë me shpresën që e kam kaluar. Nuk mbaj mend që gripin ta kem kaluar e shtrirë në shtrat dhe për këtë kam shpresuar që e kam kaluar virusin, por jo, kisha të njohur të prekur, disa më lehtë disa më rëndë, tani besoj që na ka rrethuar dhe presim si do të jetë”, tregoi Blerta.

 

Top Channel