Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka përjashtuar mundësinë e një bllokimi në të gjithë vendin nëse rastet me koronavirus vazhdojnë të bien në vend.

“Këtë javë, për herë të parë pas dy muajve, numri i infeksioneve filloi të bie. Ndonëse numri i të infektuarve akoma është i lartë, sinjali i parë i stabilizimit është dëshmi se strategjia dhe kufizimi ynë ka efekt”, tha Morawiecki.

Siç tha ai, kjo do të thotë se nuk është patjetër të vendosin karantinë nacionale.

Morawiecki tha se vendi ka fituar në betejën e parë kundër virusit, por se është e gjatë rruga para tij dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen kufizimeve qeveritare.

Ky vend të premten regjistroi më shumë se 24.050 raste të reja me COVID-19 dhe 419 vdekje me çka numri i përgjithshëm arriti 665.547, ndërsa rastet e vdekjeve 9.499.

Top Channel