Koronavirusi i ka marrë jetën atij që njihet si ‘kasapi i Yorkshire’.

Peter Sutcliffe, një ish shofer kamioni nga Bradfordi, është ndarë nga jeta në moshën 74 vjecare në spital, ku thuhet se kishte refuzuar trajtimin për Covid-19. Vrasësi serial po kryente dënimin me burg të përjetshëm për vrasjen e 13 grave në Yorkshire dhe Anglinë Veri-Perëndimore ndërkohë që u gjet fajtor edhe për vrasjen e mbetur në tentativë të shtatë grave.

Ai u dënua në 1981 dhe qëndroi për tre dekada në një spital para se të transferohej në burg në Kontenë e Durhamit në 2016. Vrasjet, që u kryen në harkun kohor të pesë viteve, nga 1975 deri në 1980, nisi me një 28 vjeçare, nënë e katër fëmijëve, që u godit me çekiç dhe u qëllua me thikë 15 herë në tetor 1975.

Sutcliffe dha intervista nëntë herë gjatë vijimit të një hetimi të stërmadh, por vazhdoi të evitonte arrestimin dhe të vazhdonte vrasjet.  Sutcliffe u quajt kasapi i Yorkshire sepse ai i gjymtonte trupat e viktimave të tij. Ai besonte se ishte në një mision nga zoti për të vrarë prostitutat edhe pse jo të gjitha viktimat e tij ishin të tilla.

Top Channel